Polemikat rreth privimit të Senegalit nga Kupa e Kombeve të Afrikës vazhdojnë të tronditin futbollin afrikan dhe atë ndërkombëtar. Vendimi i Konfederatës Afrikane të Futbollit për t’ia dhënë titullin Marokut ka shkaktuar reagime të forta, veçanërisht në Senegal, ku zemërimi është i dukshëm.
Bakari Kise, zëdhënës i federatës senegaleze, mbajti një qëndrim shumë të fortë në një intervistë për programin Rothen s’enflamme në RMC Sport.
“Senegali është vendi që po shkakton probleme në skenën afrikane. Ata duan të na presin fytin dhe të na varrosin. Ne duam t’ia paraqesim trofeun e CAN-it turmës në Stade de France.
Është një vendim i habitshëm, i pabazë dhe kundër rregullave. Është katastrofik. Jemi të zemëruar me të gjithë sistemin. Sot më vjen turp që jam afrikan”, deklaroi ai.


