Nga Fatos LAMAJ
Java e 29-të e “Abissnet Superiore” ka dhuruar një sfidë shumë interesante që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, atë në mes Teutës vendase dhe Partizanit.
Gazeta “Shkodra Sport” mëson se arbitër kryesor në këtë ndeshje do të jetë shkodran Ditmir Grimci. Por ai nuk do të jetë i vetmi shkodran që do të vendosë drejtësi në mes “djemve të detit” dhe të kuqve. Kjo sepse asistent do të jetë shkodrani tjetër Jetmir Podgorica ndërsa Indrit Myrtja do të jetë arbitër i katërt.
Asistenti tjetër krahas Grimcit do të jetë lushnjari Marjus Qose. Ndërkohë në sistemin VAR do të jetë patosaraku Olsid Ferataj ndërsa në AVAR elbasanasi Silvio Dyrmishi. Vëzhgues i arbitrave në këtë përballje do të jetë Ervis Peza ndërsa delegat i Federatës Marjus Sulejmani.
Ndeshja Teuta- Partizani konsiderohet shumë e rëndësishme për të dy ekipet në garën e tyre për të zënë një vend që i çon ata në zonën “Final 4”.


