Monday, March 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia U17 për vajza fiton me rezultatin e thellë 15-0 ndaj Vorës

Vllaznia U17 për vajza fiton me rezultatin e thellë 15-0 ndaj Vorës

Vllaznia U17 për vajza ka marrë një tjetër fitore në kampionat dhe sërish të thellë. Këtë herë ndaj ekipit të Vorës me shifrat e thella 15-0, në ndeshjen e luajtur në Vorë.

Protagonistja kryesore në këtë fitore me shifra tenistike ka qenë futbollistja Aldisa Kroja e cila ka shënuar plot 5 gola në këtë ndeshje. Ndërkohë nga dy gola kanë shënuar Ambra Reshiti, Ecrin Ileri dhe Drilona Mataj.

Kanë vënë firmën e tyre si golashënuese në këtë takim edhe futbollistet Jylisa Kolekaj, Egla Hoxha, Eriana Haxhija dhe Eglisa Hardhija, të cilat kanë shënuar secila nga një gol.

Përfundimisht 15-0 dhe Vllaznia U17 me fitoren e sotme është ngjitur në kuotën e 19 pikëve duke qenë në krye të renditje, me pikë të barabarta me Partizanin. Këto dy skuadra duken të sigurta të kualifikuara për në fazën play-off të kampionatit.

Ekipi shkodran i drejtuar nga Paula Jaku padyshim që do të kërkojë deri në fund fitimin e titullit kampion edhe këtë sezon dhe me përbërjen që ka dhe punën sistematike që bëhet çdo ditë në stërvitje, duket e sigurtë se do ia arrijë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments