Tuesday, March 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShoqata Rajonale e Futbollit Shkodër nis një bashkëpunim me Zyrën Arsimore. Synohet...

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër nis një bashkëpunim me Zyrën Arsimore. Synohet përfshirja e sa më shumë vajzave dhe djemve në futboll

Mbi 1400 fëmijë stërviten dhe luajnë rregullisht çdo javë në Shkodër, në kampionatet që organizon Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, por duket se drejtuesit e saj kanë ndër mend që në të ardhmen këto shifra të rriten edhe më shumë, me angazhimin e fëmijëve që deri në këto momente nuk kanë zgjedhur të ushtrohen me futboll.

Për ta bërë këtë gjë, drejtuesit e Shoqatës Rajonale kanë menduar të bashkëpunojnë edhe me Zyrën Vendore Arsimore Shkodër dhe pjestarët e saj kanë patur një takim sot me drejtoreshën e këtij institucioni, zj. Brisela Kadija, me të cilën mësohet se është rënë dakord për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta futbollistike, si dhe për përfshirjen e sa më shumë vajzave dhe djemve në sportin e futbollit.

Kjo padyshim që do t’u shërbente të gjitha palëve dhe pritet që në vazhdim ky bashkëpunim i nisur të japë frutet e veta. E rëndësishme për ta është rritja e numrit të fëmijëve që merren me aktivitet fizik dhe kjo gjë ndikon për mirë tek formimi shëndetësor dhe sportiv i tyre.

“Gjatë ditës së sotme zhvilluam një takim me drejtoreshën e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, znj. Brisela Kadija. Në emër të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër diskutuam mbi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, në një takim mjaft produktiv.


Në takim ishin të pranishëm z. Lazer Matija, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, z. Hysen Zmijani në cilësinë e drejtorit teknik të SHRFSH, si dhe z. Jetmir Podgorica në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të SHRFSH.


Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta futbollistike, si dhe për përfshirjen e sa më shumë vajzave dhe djemve në sportin e futbollit. Shprehim falënderimet tona për znj. Kadija për gatishmërinë dhe vullnetin e saj për bashkëpunim”- shkruhet në postimin e shpërndarë nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments