Friday, March 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPatushi 'shpërthen' kundër Silvinjos: Frikacak dhe ordiner! Muçi me Mehmetin nuk mbahen...

Patushi ‘shpërthen’ kundër Silvinjos: Frikacak dhe ordiner! Muçi me Mehmetin nuk mbahen në stol

Saimir Patushi ka shpërthyer pas humbjes 2 me 1 të Shqipërisë ndaj Polonisë. Ish-lojtari i njohur ia faturon dështimin trajnerit Silvinjo, për faktin që nuk u menaxhua avantazhi i pjesës së parë.

“Ky është palaço e jo trajner. Frikacak dhe ordiner, të ikë ky mostër trajner që nuk di të menaxhojë 45 minuta kur jemi në fitore.

Po është frikacak. Kapricot e këtij mostre, nuk e kaluam këtë ndeshje. Nuk mund të mbash në stol Muçin dhe Mehmetin, edhe 45 minuta nuk u beson ky pordhac trajner. Ik more mostër, zhduku se je ordiner”, shkruan Patushi në sektorin e komenteve të “Panorama Sport”.

Ëndrra për Botërorin u ndal në gjysmëfinale të “play off” për kuqezinjtë. Kjo fazë u arrit pas vendit të dytë në grupe. Shqipëria mbante prapa Serbinë, ndërsa vendosej pas Anglisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments