Sunday, March 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPremtimi i presidentit të federatës para finales me Kosovës: Nga një vilë...

Premtimi i presidentit të federatës para finales me Kosovës: Nga një vilë në Bodrum për secilin lojtar nëse Turqia kualifikohet në Botëror

Turqia po përgatitet për finalen e Play Off-it të Kupës së Botës, që do të luajë në Prishtinë kundër Kosovës të martën më 31 mars.

Ditën e sotme stërvitjen e kombëtares turke e ka ndjekur edhe presidenti i Federatës së Futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu, i cili u ka premtuar një shpërblim të majmë futbollistëve, nëse arrijnë që të kualifikohen në Botëror.

Sipas mediave lokale, Haciosmanoglu u ka premtuar nga një vilë në Bodrum lojtarëve të Turqisë, nëse arrijnë që të mposhtin Kosovën në finale.

“Kemi 22 vite që nuk shkojmë në Botëror. Do të paguaj nga xhepi im për vilat e lojtarëve nëse kualifikohemi”, ka thënë presidenti i federatës turke të futbollit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments