Tuesday, March 31, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETransfertat e fundit, balancë totale për Vllazninë kundër Partizanit

Transfertat e fundit, balancë totale për Vllazninë kundër Partizanit

Shkruar nga Endri ÇINARI

Në prag të përballjes së kësaj jave në Superiore, dueli mes Partizani dhe Vllaznia pritet me interes të madh, jo vetëm për rivalitetin historik, por edhe për balancën e dukshme që ka karakterizuar sfidat e fundit mes dy skuadrave. Përballjet e zhvilluara në kryeqytet kanë treguar se diferencat janë minimale dhe rezultati shpesh mbetet i hapur deri në fund.
Nëse i referohemi tre takimeve të fundit të luajtura në Tiranë, vihet re qartazi një baraspeshë pothuajse perfekte mes dy ekipeve.

Asnjëra palë nuk ka arritur të dominojë bindshëm, duke reflektuar një rivalitet të fortë dhe një nivel të afërt cilësor në fushën e lojës.
Sfida më e fundit e zhvilluar në kryeqytet u mbyll në barazim 1-1, një rezultat që pasqyroi më së miri atë që u pa në fushë. Golat e shënuar nga Toma për vendasit dhe Mala për miqtë vulosën një duel të luftuar fort, ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por pa mundur të imponohen plotësisht.

Duke kthyer vëmendjen tek sezoni i kaluar, Partizani arriti të triumfojë në një nga përballjet si pritës, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0. Një ndeshje ku të kuqtë shfrytëzuan në maksimum avantazhin e fushës dhe treguan efikasitet para portës, duke marrë tri pikë të rëndësishme.

Megjithatë, historia nuk ka qenë njëanshme. Në javën e parë të edicionit 2024-25, ishte Vllaznia ajo që surprizoi në Tiranë, duke fituar minimalisht 0-1 falë golit vendimtar të Alivodës. Një sukses që dëshmoi se shkodranët dinë të jenë të rrezikshëm dhe fitues në transferta të vështira siç janë ato kundër Partizanit.

Të gjitha këto statistika e bëjnë edhe më intrigues takimin e radhës mes dy skuadrave. Me një bilanc të ekuilibruar dhe histori përballjesh të luftuara, pritet një tjetër sfidë e fortë, ku detajet e vogla dhe momentet individuale mund të bëjnë diferencën në një duel që premton emocione deri në vërshëllimën e fundit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments