Wednesday, April 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBergomi: Moment i vështirë për Bastoni; zgjedhje e rrezikshme që na kushtoi...

Bergomi: Moment i vështirë për Bastoni; zgjedhje e rrezikshme që na kushtoi shumë

Beppe Bergomi komentoi eliminimin e Italisë nga Botërori pas humbjes me penallti ndaj Bosnjes, në finale të “play off”-it: “Tri raste për të shënuar golin e 2-0 Italia i pati; Kean, Esposito dhe topi i Barellës për Dimarcon, por menjëherë pas asaj erdhi barazimi.

Mendoj se duhet të rifillohet me këto lojtarë, nuk mund t’i ndryshosh të gjithë. Me Mancinin e rifilluam mirë, sepse ai pati një vizion. A mund të kemi vizion me të njëjtët lojtarë? Nuk e di”.

Ish-kapiteni i Interit theksoi më tej: “Teknikisht dhe taktikisht, mendoj se Bastoni po kalon një moment të vështirë, e pamundur ta mohosh. Nëse do ta aktivizosh, duhet ta vendosësh në kushtet më të mira, jo si qendërmbrojtës në mbrojtjen me tre”.

Kujtojmë se Bastoni u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë, pas një ndërhyrjeje për të parandaluar një sulm kundërshtar, dhe e la Italinë që nga minuta e 40-të me 10 lojtarë në fushë. Moment vendimtar për ta anuar “peshoren” nga ana e vendësve në Zenica./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments