Ylber Ramadani mund të largohet nga Leçe, ndërsa Torino është shfaqur në horizont. Mesfushori i Kombëtares ka kontratë të vlefshme deri në fundin e sezonit të ardhshëm. Për këtë, te Torino kanë filluar të bëjnë llogaritë sa do të kushtonte kartoni i tij.
Bëhet fjalë për 6 deri në 8 milionë euro në total. Kjo shifër do të ndryshonte, nëse Leçe nuk qëndron në Seria A.
Aberden nga ku u ble kartoni i Ramadanit ka ruajtur 10% në rast rishitje nga Leçe, ndërsa skocezët përfitonin 1.2 milionë euro. Ramadani ndërkohë është si i preferuar për Roberto D’Aversa, që aktualisht qëndron në stolin e Torinos.


