Reagimet pas dështimit të radhës të Italisë nuk vonuan. Qeveria, përmes ministrit të Sportit dhe Rinisë, Andrea Abodi, urdhëroi një ristrukturim të plotë të futbollit dhe drejtimit të FIGC, për të shmangur përsëritjen e viteve 2018, 2022 dhe 2026.
Abodi deklaroi: “Futbolli është sport, por në Itali është edhe kulturë dhe simbol kombëtar… Më trishton që një brez i tërë nuk e ka përjetuar emocionin e një Botërori”. Ai shtoi: “Është e qartë që futbolli italian ka nevojë për rindërtim dhe kjo duhet të nisë nga rinovimi i drejtimit të FIGC… Kërkohen përgjegjësi, përulësi dhe respekt. Italia duhet të rikthehet Itali”.
Në qendër të kritikave është presidenti Gabriele Gravina, që nuk dha dorëheqjen për momentin dhe shkaktoi polemika me deklaratat e tij për sportet e tjera. Edhe Aurelio De Laurentiis kërkoi revolucion: “Duhet ta nisim nga zero…, me një figurë si Giovanni Malagò do të riktheheshim të fortë brenda dy vitesh”. Ndryshimet duken të pashmangshme.


