Shkruar nga Fatos LAMAJ
Kampionati “Abisnet Superiore” vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 30-të,ku skuadrat do të përballen për herë të katërt këtë sezon me njëra-tjetrën. Bilanci i tre përballjeve të mëparshme ofron një panoramë të qartë të dueleve direkte dhe të epërsive që disa skuadra kan krijuar ndaj kundërshtarëve të kësaj jave.
Flamurtari-Tirana
Në tre përballjet e para mes dy skuadrave Tirana ka epërsi me një fitore 1-0 dhe dy barazime 1-1 dhe 1-1. Bardheblutë kanë golavarazh 3-2 ndaj Flamurtarit dhe kërkojnë të ruajnë këtë avantazh edhe në takimin e radhës.
Egnatia-Bylis
Egnatia ka dominuar duelet direkte me dy fitore 1-0 dhe 5-1 dhe një barazim ndaj Bylis 2-2. Rrogozhinasit kan realizuar tetë gola dhe kanë pësuar tre, duke regjistruar një golavarazh të qartë 8-3 në favorin e tyre.
Partizani-Vllaznia
Në tre ndeshjet e zhvilluara deri tani,Vllaznia ka qenë skuadra më e suksesshme ndaj Partizanit me dy fitore 4-1 dhe 1-0 dhe një barazim 1-1. Shkodranët kan shënuar gjashtë gola dhe kan pësuar dy, duke mbajtur një epërsi të konsiderueshme në bilancin e përgjithshëm.
Dinamo-Elbasani
Edhe në këtë përballje Elbasani ka epërsi në duelet direkte me dy fitore 1-0 dhe 2-0 dhe një barazim ndaj Dinamos 1-1. Verdheblutë kanë shënuar katër gola dhe kan pësuar vetëm një në tre takimet e mëparshme.
Vora-Teuta
Teuta ka avantazh të lehtë në përballjet direkte me një fitore 1-0 dhe dy barazime ndaj Vorës 1-1 dhe 1-1. Durrsakët kryesojnë edhe në golavarazh me rezultatin 3-2.
Duke parë bilancet e tre përballjeve të para mes skuadrave java e 30-të pritet të sjellë sfida mjaft interesante dhe të rëndësishme për ecurinë e kampionatit. Në këtë fazë të sezonit çdo pikë ka peshë të madhe si në garën për objektivat në krye të renditjes,ashtu edhe për skuadrat që synojnë të përmirësojnë pozitat e tyre në tabelë.


