Mbrojtësi i Vllaznisë, Elmando Gjini, u zgjodh lojtari i ndeshjes, në triumfin 0-2, që kuqeblutë arritën në “Arenën e Demave”, ndaj Partizanit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e emisionin “Super Gol”, Gjini u shpreh:
“Ndeshje shumë e rëndësishme. Ndeshje shumë e vështirë në një terren katastrofë. Kemi bërë më të mirën nga situata dhe arritëm të merrnim fitoren. Përgëzime dhe Partizanit, sepse kanë luajtur mirë edhe ata, por për mendimin tim e kemi merituar fitoren.
Gjithmonë mundohem të jap maksimumin tim. E kanë merituar edhe Dodaj me Kallakun këtë trofe, por edhe i gjithë ekipi. Unë mundohem gjithmonë të jap maksimumin tim. Kemi pasur edhe ne vështirësitë tona kur luajmë jashtë Shkodrës, por, e kemi treguar sot që mund të fitojmë jashtë Shkodrës. Punoj që të bëhem më i mirë ccdo ditë dhe të përmirësoj gjërat që nuk jam duke i treguar. I ri jam, mundem të mësoj më shumë”, deklaroi Elmando Gjini.


