Saturday, April 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTELezha bëhet gati për festë, Besëlidhja kthehet në Kategorinë e Parë

Lezha bëhet gati për festë, Besëlidhja kthehet në Kategorinë e Parë

Edhe pse matematika nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit, Besëlidhja e Lezhës është shumë pranë rikthimit në Kategorinë e Parë.

Fitorja e thellë 9-1 në transfertë përballë Adriatikut e kombinuar me humbjen e rivalëve të Sopotit 3-0 ndaj Veleçikut, ka çuar në 6 pikë diferencën mes dy skuadrave në krye të renditjes kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga përfundimi i kampionatit në Grupin A në Kategorinë e Dytë.

Besëlidhja ka një golavarazh shumë të mirë (+22) dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i fitimit të titullit dhe rikthimit në Kategorinë e Parë.

Në Lezhë po bëhen gati për festë dhe javën e ardhshme në sfidën shtëpiake kundër Shirokës do të jetë momenti i shumëpritur i ngritjes së trofeut dhe kurorëzimi i një sezoni të jashtëzakonshëm, që Besëlidhja e ka dominuar nga fillimi deri në fund.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments