Shkruar nga Gjergj KOLA
Atleti shkodran Muhamet Çangeli ka bërë një paraqitje shumë të mirë në garat e ditëve të fundit të vlefshme për Kupën e Shqipërisë që u zhvilluan në Elbasan. Në garën e kërcimit së gjati, ai arriti distancën 7.73 metra duke u shpallur edhe sportisti më i mirë i aktivitetit.
Në fakt përpos këtij trofeu, ajo që duhet vlerësuar është fakti se Çangeli bëhet sportisti i tretë me rezultatin më të mirë në historinë e atletikës shqiptare me rezultatin më të mirë në garën e kërcimit së gjati dhe padyshim që kjo duhet ta bëjë krenar atë dhe po ashtu edhe trajnerin që e stërvit prej vitesh, Dorjan Tafën.
I pari është padyshim rekordmeni në fuqi i vendit dhe aktualisht president i Federatës Shqiptare të Atletikës Izmir Smajlaj që ka rezultatin më të mirë të kësaj disipline me 8.16 metra i vendosur në vitin 2021 në Tiranë. I dyti është një tjetër shkodran, ish- rekordmeni Admir Bregu që pat kërcyer 7.89 metra në vitin 2008 në një garë në Rumani.
Dhe i treti më i miri në historinë e kësaj gare është një tjetër shkodran Muhamet Çangeli me kohën 7.73 metra të vendosur në Elbasan më 7 maj të këtij viti. Padyshim që kjo është një arritje e madhe, por ai është ende i ri dhe në aktivitet dhe me siguri që do të synojë ta përmirësojë sërish këtë rezultat. Gjithsesi emri i tij është tashmë i shkruar në historinë e atletikës shqiptare…
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


