Tuesday, April 7, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREConte hap derën për Italinë: E konsideroj veten mes kandidatëve për kombëtaren

Conte hap derën për Italinë: E konsideroj veten mes kandidatëve për kombëtaren

Trajneri i Napoli, Antonio Conte, ka folur hapur për mundësinë e rikthimit në krye të Kombëtarja e Italisë, duke pranuar se e sheh veten si një nga kandidatët potencialë për këtë post.

Në konferencën për shtypin pas ndeshjes ndaj Milanit, Conte u shpreh: “Është normale që emri im të përfshihet në atë listë. Nëse do të isha në krye të federatës, do ta konsideroja edhe veten mes trajnerëve të mundshëm”.

Tekniku italian kujtoi edhe eksperiencën e tij të mëparshme me “axurrët”, duke theksuar se njeh mirë ambientin: “Kam qenë më parë trajner i kombëtares për dy vite, ndaj e di se çfarë do të thotë kjo detyrë. Nuk bëhet fjalë për prestigj personal, por për përgjegjësinë e përfaqësimit të vendit”.

Megjithatë, Conte nënvizoi se aktualisht është i përqendruar te Napoli dhe se gjithçka do të vlerësohet në kohën e duhur: “E dini situatën time kontraktuale. Në fund të sezonit do të ulem me presidentin dhe më pas do të marrim vendime”.

Ai komentoi edhe situatën e fundit të kombëtares italiane, duke theksuar se rezultatet ndikojnë drejtpërdrejt në perceptim: “Nëse do të ishim kualifikuar në Botëror me penallti, sot do të flitej ndryshe. Kur dështon, gjithçka vihet në diskutim dhe kërkohet rindërtim”.

Në fund, Conte theksoi nevojën për bashkëpunim më të madh mes klubeve dhe kombëtares: “Si trajner kam parë pak ndihmë nga klubet. Ka lojtarë cilësorë, por duhet bërë më shumë. Të gjithë e duam kombëtaren dhe na dhemb ajo që ka ndodhur”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments