Shkodra do të mirëpresë shumë shpejt një event fantastik boksi. Planet kanë nisur të bëhen prej kohësh dhe tashmë pritet vetëm kurorëzimi. Pikërisht për t’i paraprirë këtij organizim, sot në Bashkinë Shkodër është zhvilluar një takim në mes kryebashkiakut Beci, presidentit të Federatë Shqiptare të Boksit Florend Kalivopulli dhe Nelson Hysës si promotor i aktivitetit.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga ana e vetë z. Beci përmes një postimi të bërë në faqen e tij ku shkruan:
“Në zyrën time pata kënaqësinë të mirëprisja kampionin e boksit Nelson Hysa, një krenari për Shkodrën dhe Shqipërinë, së bashku me presidentin e Federatës Shqiptare të Boksit, Florent Kalivopulli.
Diskutuam për organizimin e një eventi fantastik, me standarde të larta, që pritet të zhvillohet së shpejti në Shkodër, një tjetër dëshmi se qyteti ynë është tashmë në hartën e sporteve elitare. Shkodra po konfirmohet çdo ditë si një qytet që prodhon kampionë dhe di të presë ngjarje të mëdha”.


