Wednesday, April 8, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKUPA E SHQIPËRISË/ Koçi i 'merr' Vllaznisë fitoren nga duart në minutën...

KUPA E SHQIPËRISË/ Koçi i ‘merr’ Vllaznisë fitoren nga duart në minutën e 102-të, Dinamo beson te ‘mrekullia’ në Shkodër

Dinamo pret Vllazninë në orën 18:00 te stadiumi “Air Albania”. Ky është takimi i parë i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Dinamo e Ilir Dajës është pa Bernard Berishën në sfidën e sotme. Ky i fundit nuk ndodhet as në stol, ndërsa nuk e priste mirë zëvendësimin ndaj Elbasanit.

Trajneri Edi Martini ndërkohë ka preferuar rotacionin, pas fitores me Partizanin. Kështu në stol qëndrojnë Pohls, Balaj, Murataj, Mala. Mungesa të tjera janë Bajrami dhe Krymi, që nuk ndodhen as në stol pas shqetësimeve tek “Arena e Demave”.

REZULTATI LIVE

DINAMO 1-1 VLLAZNIA

90+ 12′ Bregu / 42′ Bismark

NGJARJET KRYESORE

90+11′ Mbyllet ndeshja, Dinamo 1-1 Vllaznia.

90+11′ GOOOL! Dinamo 1-1 Vllaznia/ Çelikoviç shkakton penallti te Vllaznia. Gjyqtari Koçi e akordon pas rishikimit me VAR. Bregu nuk gabon për herë të dytë. (VIDEO)

90+2′ Fillimisht jepet karton i verdhë për Gurishtën te Vllaznia pas ndërhyrjes ndaj Nezirit. Pas rishikimit me VAR, Gurishta largohet me karton të kuq. (VIDEO)

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Mala ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.

88′ Gjini largon një top pranë vijë fatale. Më pas sinjalizohet për prekje të topit me dorë nga ana e Teikseirës te Dinamo. (VIDEO)

84′ Goditje fluturimthi dhe qëndrore e Ditës. Kontrollon pa problem portieri Jukaj te Vllaznia. (VIDEO)

82′ Jago fiton një top dhe i afrohet zonës së Dinamos. Portieri Teqja bën heroin duke ndalur topin e goditur prej tij. (VIDEO)

79′ Balaj gjen rrjetën e jashtme. Sulmuesi i Vllaznisë u mundua të përfitojë në kundërsulm.

76′ Largohen Kallaku dhe Dodaj te Vllaznia, vendin e tyre e marrin Dros dhe Murataj. Nga Dinamo ndërkohë largohen Vila dhe Nani, aktivizohen Gudiabi e Xhejms.

73′ Dodaj realizon golin e dytë pas asistit të Gurishtës, por anësori sinjalizon menjëherë për pozicion jashtë loje. Gurishta ishte më i avancuar se pjesa tjetër. (VIDEO)

70′ Jago dhe Sala të ndëshkuar me karton të verdhë te Vllaznia.

69′ Dinamo vazhdon të jetë në kërkim të barazimit. Mungojnë rastet drejt portës.

67′ Mustafa, Neziri dhe Ismaili aktivizohen te Dinamo. Largohen Koma, Loran dhe Guindo.

65′ Balaj dhe Mala marrin vendin e Bismark dhe Qatos te Vllaznia.

58′ Te Vllaznia pretendojnë për penallti për prekje të topit me dorë. Gjyqtari Koçi nuk është i këtij mendimi, pasi e quan fillimisht prekje me dorë nga ana e Qatos te Vllaznia. (VIDEO) + (VIDEO)

53′ Vila fiton penallti, ndërsa Qato prek me dorë topin duke qenë në zonën e Vllaznisë. Bregu nuk u beson syve nga pika e bardhë e penalltisë, pasi topi i goditur prej tij pritet nga portieri Jukaj. (VIDEO)

47′ Lorenco Vila teston portierin Jukaj. Ky i fundit e devijon topin në këndore. (VIDEO)

46′ Qato ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia.

46′ Nis pjesa e dytë.

45+4′ Mbyllet pjesa e parë, Dinamo 0-1 Vllaznia.

45+3′ Kallaku provon direkt nga goditja e dënimit. Topi përfundon jashtë.

45+2′ Karton i verdhë për Nanin pas ndërhyrjes ndaj Dodajt.

45+1′ Bismark ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Nanit.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

42′ GOOOL! Dinamo 0-1 Vllaznia/ Shpërthen festa te kuqeblutë, asist perfekt i Dodajt që shfrytëzohet si duhet nga Bismark. Ky i fundit dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)

34′ Jukaj kontrollon topin te Vllaznia. Minuta të mira për Dinamon, edhe pse asgjë për t’u shqetësuar në portat respektive.

32′ Çelikoviç ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia pas ndërhyrjes ndaj Bregut.

30′ Goditje e fortë e Loran nga distanca. Topi përfundon jashtë dhe gjithçka rinis nga Jukaj te Vllaznia.

29′ Gjini dhe Guindo përplasen bashkë. Kanë nevojë për ndihmën e stafeve mjekësore.

26′ Pretendime për penallti te Dinamo. Gjyqtari Koçi vijon lojën. (VIDEO)

20′-22′ Rast për Vllazninë ku Dodaj vendoset përpara portierit Teqja. Ky i fundit e ndal sulmuesin e kuqebluve, ndërsa më pas është Bismark që rrëzohet në zonë pas kontaktit me Teqjan. Gjyqtari Koçi akordon penallti për Vllazninë, por VAR ku ndodhet Juxhin Xhaja e thërret. Ndryshon vendimi, duke e konsideruar faull të Dodajt ndaj portierit të Dinamos. (VIDEO)

18′ Këto minuta janë për t’u harruar. Vllaznia mundohet të ketë qarkullimin e topit.

11′ Gjuajtje për t’u harruar nga Dodaj. Vllaznia provoi të tregohej e rrezikshme, ndërsa mungojnë rastet drejt portës.

1′ Kallaku lëshon goditjen e parë që në fillim. Topi gjen rrjetën e jashtme.

1′ Nis ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo: Teqja; Teikseira, Dita, Aliji, Loran, Nani, Malomo, Guindo, Vila, Bregu, Koma

Trajner: Ilir Daja

Vllaznia: Jukaj; Çelikoviç, Gjini, Pusi, Gurishta, Jago, Sala, Qato, Kallaku, Dodaj, Bismark

Trajner: Edi Martini

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments