Thursday, April 9, 2026
FAQJA E PARE BOKSStarton nesër në Shkodër Memoriali Ndërkombëtar i boksit 'Vllaznia 2026'

Starton nesër në Shkodër Memoriali Ndërkombëtar i boksit ‘Vllaznia 2026’

Shkruar nga Gjergj KOLA

Do të nisë nesër në Shkodër edicioni i 23-të i Memorialit Ndërkombëtar të boksit “Vllaznia 2026”, ndeshjet e të cilit këtë herë do të zhvillohen në dy ditë, të premten dhe të shtunën. Ai organizohet nga Shoqata e Boksit “Vllaznia”, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër.

Një event i tillë siç përmendëm edhe më sipër, zhvillohet në nderim të 14 figurave të mëdha të boksit shkodran që nuk jetojnë më dhe pikërisht Liman Kulla, Shyqyri Halili, Dervish Efovia, Ymer Gruda, Fadil Efovia, Ndoc Gjoni, Nazmi Halili, Kolec Ashiku, Lem Kosova, Shpresim Bregu, Kujtim Demi, Ramiz Halili, Fadil Zhega dhe Viktor Martini.

Në edicionin e sivjetëm përveç boksierëve më të mirë të vendit, do të ketë edhe të ftuar nga vendet e Rajonit. Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen pasditen e së premtes, ndërsa finalet do të jenë të shtunën. Po këtë ditë do të ketë edhe tre ndeshje të boksit profesionist. “Fists of Fire” me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, vazhdon të promojë boksierët shkodranë dhe në ring pas dy ditësh do të ngjiten Bekim Vjerdha e Renato Gurra për të dyluftuar ndaj kundërshtarëve nga Bosnjë- Hercegovina.

Ringu i “Qazim Dervishit” pritet të na dhurojë sfida të bukura dhe sigurisht që ndeshjet e Memorialit “Vllaznia 2026” do të ndiqen me interes edhe nga sportdashësit shkodranë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments