Friday, April 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELajmi i fundit/ Futbollisti i Vllaznisë i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Lajmi i fundit/ Futbollisti i Vllaznisë i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Pavarësisht dëshirës për ta provuar sërish zbritjen në fushën e lojës, futbollisti i Vllaznisë Lirim Kastrati nuk ia ka dalë dot dhe si rrrjedhojë është “dorëzuar”. Për të nuk ka patur rrugë tjetër për rikuperimin e dëmtimit të pësuar përveçse me ndërhyrje kirurgjikale.

Dëmtimi i pësuar në ndeshjen ndaj Egnatias ka rezultuar më i rëndë nga sa u mendua dhe sulmuesi anësor i kuqebluve këputi ligamentin e gjurit të tij të djathtë, çka e bëri të domosdoshëm operacionin.

Si rrjedhojë pas kontakteve me disa klinika dhe spitale të ndryshme, ai është bindur për ta kryer këtë ndërhyrje në Kosovë, pikërisht me kirurgun e njohur Qerim Kida. Gazeta “Shkodra Sport” mëson se ndërhyrja është realizuar me sukses teksa gjithçka duket se është ok.

Kuptohet që tashmë e rëndësishme është faza e rikuperimit e cila do të zgjasë jo pak dhe kuptohet që atë mund ta shohim në fushën e lojës duke luajtur sërish pas 5-6 muajsh.

Megjithatë e rëndësishme është që operacioni ka dalë me sukses dhe ne i urojmë shërim sa më të shpejtë Lirim Kastratit! Tek Vllaznia ndërkohë janë duke menduar aktivizimin e rinovimit automatikisht të kontratës edhe për sezonin e ardhshëm sepse besojnë shumë tek aftësitë e këtij lojtari.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments