Vllaznia mori një fitore të rëndësishme ndaj Teutës në stadiumin “Loro Boriçi”. Kuqebluve u mjaftoi goli i Kevin Dodajt, që si ndaj Partizanit solli 3 pikë të arta në rrugën drejt titullit kampion.
Goli i Dodajt u regjistrua në minutën e 43-të. Dhe pse sfida filloi me vrull, duhet thënë se ishte një zhgënjim për rastet që prodhoi fusha e blertë.
Kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini u treguan cinikë ndaj ekipit të Enkelejd Dobit. Teuta duhet të luante me 10 lojtarë nga minuta e 65-të, kur Jazxhi u largua me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj Kallakut.
Vllaznia e shikon veten në krye me 5 pikë më tepër se Egnatia pas 31 javësh. Teuta ndërkohë mbetet 6 pikë larg zonës së Final Four, ndërsa Dinamo dhe Partizani do luajnë takimet e tyre.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
VLLAZNIA 1-0 TEUTA
43′ Dodaj


