Dominimi i atletikës shkodrane vijon. Ditën e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” është zhvilluar kampionati kombëtar për grupmoshën U16 dhe Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë për vitin 2026 për djem.
Një dominim absolut i sportistëve të saj të cilët kanë fituar shumë prej garave të zhvilluara dhe madje nuk kanë munguar edhe rezultatet e larta të tyre duke treguar se janë në rrugën e duhur. Për t’u veçuar janë sidomos rezultatet e atletëve Nënshati e Heta.
Ndërkohë për vajza ka qenë Partizani që ka dalë kampion, duke lënë në vendin e dytë ekipin Fortus dhe në të tretin Vllazninë. Tek djemtë shkodranët nuk kanë patur rivalë teksa kanë lënë pas në renditje Lushnjën dhe Korçën.
Ajo që ra në sy në këtë kampionat ishte pjesmarrja e një numri të madh sportistësh, rreth 250, pjestarë të 11 ekipeve të vendit. Megjithatë, Vllaznia vijon të dominojë ashtu si dhe me grupmoshat e tjera duke treguar se është në rrugën e duhur për të qenë sërish numri 1 në atletikën shqiptare.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”
Rezultatet teknike:
100m me pengesa
Isli Shurbani – vendi i 1-rë
Andrea Nenshati – vendi i 2-të
Enis Nikshiqi – vendi i 3-të
100m
Damian Pohja – vendi i 3-të
300m
Iven Lufi – vendi i 3-të
800m
Elsar Balaj – vendi i 2-të
Kërcim së larti
Andrea Nenshati – vendi i 1-rë
Roan Ujka – vendi i 2-të
Jon Dragoni – vendi i 3-të
Kërcim së gjati
Markus Pohja – vendi i 1-rë
Enis Nikshiqi – vendi i 2-të
Elmas Rakiqi – vendi i 3-të
Disk
Rajan Tafa – vendi i 3-të
4x100m
Nenshati, Lufi, Rakiqi, Pohja – vendi i 1-rë
4x400m
Nenshati, Nikshiqi, Rakiqi, Luart Balla
Femra – Kërcim së gjati
Elois Heta – vendi i 1-rë
Femra – Kërcim së larti
Elois Heta – vendi i 1-rë
Vlen për t’u theksuar disa rezultate shumë premtuese nga atletët tanë:
Andrea Nenshati në kërcim së larti me rezultatin 1.75 m
Elois Heta në kërcim së gjati me rezultatin 5.02 m
Elsar Balaj në 800m me rezultatin 2’19”45


