Vllaznia vijon të fitojë dhe të kryesojë e vetme renditjen e kampionatit duke ecur e sigurtë drejt arritjes së objektivit të saj. Por ndërkohë duhet thënë se fitorja e djeshme ndaj Teutës ka patur edhe vlera historike.
Kjo sepse ajo u rregjistrua si fitorja e 1000-të për Vllazninë në historinë e kampionateve shqiptare. Prandaj dhe data 12 prill 2026 duhet të hyjë në historinë e klubit kuqeblu.
Sipas statistikave të ofruara ekskluzisht për Gazeta “Shkodra Sport” nga gazetari i njohur sportiv Ylli Aga, në total skuadra shkodrane ka luajtur 2192 ndeshje në kampionatin shqiptar. Pra, gati gjysma e tyre janë fituar, ndërsa ka 533 barazime dhe 659 humbje. Ndërkohë golaverazhi i saj në historinë e kampionateve nga viti 1930 dhe deri më sot është 3203 gola të shënuar dhe 2231 gola të pësuar.
Më mirë sesa Vllaznia në këtë renditje janë vetëm Tirana e Partizani. Kuqeblutë janë të tretët dhe kjo e tregon qartë se ato kanë qenë gjithnjë ndër protagonistët kryesorë në historinë e kampionatit shqiptar.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


