Tuesday, April 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy futbollistë të Vllaznisë pëzgjidhen në formacionin më të mirë të javës...

Dy futbollistë të Vllaznisë pëzgjidhen në formacionin më të mirë të javës në Superiore

Java e 31-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmë me ndeshjen e fundit AF Elbasani – Partizani. Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 31-të, sipas skemës 1-3-4-1-2. Dhe pjesë e këtij formacioni janë edhe dy futbollistët e Vllaznisë Sherif Kallaku dhe Kevin Dodaj.

Në portë është gardiani i AF Elbasanit, Klevi Totoshi, i cili zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe mbajti portën e paprekur në takimin ndaj Partizanit.

Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Arsen Kasa (AF Elbasani), Dajan Shehi (Vora) dhe Aurel Marku (Bylis).

Në mesfushë janë pozicionuar Xhonatan Lajthia (AF Elbasani), Patrik Myslovic (Tirana), Bangaly Diawara (Flamurtari) dhe Malomo Ayodeji (Dinamo City).

Pas tyre qëndron Sherif Kallaku (Vllaznia), ndërsa dyshja e sulmit përbëhet nga Kevin Dodaj (Vllaznia) dhe Redon Xhixha (Tirana), të cilët ishin vendimtarë në sukseset e skuadrave të tyre.

Trajneri më i mirë i javës së 31-të është përzgjedhur Orges Shehi, pas suksesit shumë të rëndësishëm të Tiranës në fitoren 3-1 ndaj Egnatias.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments