Pas premtimit të kryebashkiakut Beci për një shpërblim prej 150 milionë lekësh në rast të shpalljes së Vllaznisë kampione këtë sezon, një tjetër inisiativë interesante merr jetë. Këtë herë nga grupimi “Vllaznia Diasporë” që sot ka prezantuar inisiativën për të mbledhur një tjetër premio për skuadrën nëse ajo del kampione. Ja çfarë shkruhet në postimin e tij:
“Vllaznia Diasporë hap zyrtarisht këtë nismë me 2,000 euro si kontributin e parë për fitimin e titullit kampion!
Kjo është vetëm pika e nisjes.
I bëjmë thirrje çdo tifozit kuqeblu, brenda dhe jashtë vendit, që t’i bashkohet kësaj nisme për ekipin tonë të zemrës. Çdo kontribut, i madh apo i vogël, ka vlerë të jashtëzakonshme.
Emri dhe shuma e secilit kontribuues do të bëhen publike, si shenjë transparence dhe mirënjohjeje për ata që qëndrojnë pranë në këtë moment historik.
Shpresa jonë është që deri një ditë para finales të arrijmë një shumë sa më të madhe, për t’i dhanë skuadrës mbështetjen që meriton në rrugën drejt titullit kampion.
Kjo nismë merr shkas nga dashuria dhe besimi i shumë tifozëve që tashmë kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar.
Sot është koha të tregojmë se forca e Vllaznisë nuk është vetëm në fushë, por edhe në zemrat e tifozëve të saj anembanë botës.
Për Shkodren, për Vllaznin, për titullin kampion!
Kush dëshiron ti bashkohet ksaj nisme Kontakt: Marian Marku, Kristian Baqli, Nikoll Mirashi.


