Friday, April 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFutbollistë pa rroga në futbollin shqiptar? Duka heq çdo dyshim: Licensimi është...

Futbollistë pa rroga në futbollin shqiptar? Duka heq çdo dyshim: Licensimi është me rregullore nga UEFA, çdo gjë shihet në sistem

Në mesin e pyetjeve të bëra nga gazetarët në konferencën për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”, presidenti Duka iu përgjigj dhe çështjes që prek futbollin shqiptar, ku futbollistët luajnë duke mos u paguar rregullisht. 

“Shpresoj ta kem kuptuar pyetjen. Fatmirësisht nuk ka asnjë futbollist në nivele profesioniste apo amatore që të luajë pa kontratë. Nuk ka diferenca, e bardhë apo e zezë. Mund të ketë ndonjë rast që mund ta dini ju, sistemet kanë ndryshuar.

Sistemi i licensimit është online, edhe nga UEFA ekziston me sistemin fiskal me zyrat e tatimet, dhe çdo gjë shihet online nëse është lojtari është paguar. Nëse një futbollist nuk është paguar ose pagohet me vonesë dhe arrin kompromis, nuk përbën kusht për të hequr licensën.

Ka një mënyrë për zgjidhje kontratore. Federata bën dhe një lloj ekzekutimi. Vendimi i zgjidhjeve të konflikteve janë të pakontestueshme. Të gjitha të pranuara nga palët”, deklaroi Duka. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments