Sunday, April 19, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBayern Munich shpallet edhe zyrtarisht kampion i Bundesligës (video)

Bayern Munich shpallet edhe zyrtarisht kampion i Bundesligës (video)

Bayern Munich është edhe zyrtarisht kampioni i Bundesligës për sezonin 2025-2026. Kur duhen edhe 4 javë nga fundi, bavarezët kryesojnë me 15 pikë më shumë se Borussia Dortmund e vendit të dytë. Ky është titulli kampion i 35-të për bavarezët në historinë e Bundesligës.

Përsa i përket sfidës së sotme ndaj Stuttgart, Bayern fitoi 4-2. Miqtë shënuan të parët me Chris Fuhrich në minutën e 21-të, me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës. Kundërpërgjigjja e bavarezëve nuk vonoi dhe ishte e rrufeshme, duke shënuar tre gola për gjashtë minuta.

Në minutën e 31-të, Raphael Guerreiro shënon me kokë pas asistit të Jamal Musiala. duke barazuar shifrat 1-1. Në minutën e 33-të, Nicolas Jackson shënon golin e avantazhit, pas asistit të Luis Diaz.

Në minutën e 37-të, Alphonso Davies shënon golin e tretë, me një goditje me të jashtmen brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 3-1 për bavarezët. Në minutën e 52-të, ishte i zakonshmi harry Kane që gjeti rrjetën dhe golin e katërt për vendasit.

Në minutat e fundit të kohës së rregullt, ishte Chema Andres që shënoi golin e dytë për miqtë. Bayern fiton 4-2 dhe në “Allianz Arena” nis festa e titullit.

SHIKOGOLA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments