Legjenda e Real Madridit, Fernando Hierro ka ndezur spekulimet e afatit kalimtar, pasi ka sugjeruar se Mohamed Salah do të ishte një përforcim perfekt për klubin nga kryeqyteti spanjoll.
Salah pritet të largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë në fund të sezonit, pas nëntë vitesh shumë të suksesshme në “Anfield”, megjithëse sulmuesi ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij.
“Salah te Real Madridi? Sigurisht, do ta doja shumë këtë. Salah është një lojtar i jashtëzakonshëm në çdo kuptim të fjalës”.
“Askush nuk mund ta mohojë ndikimin e tij të madh te Liverpooli dhe arritjet që ka realizuar, sidomos fitimin e Ligës Premier. Do të doja ta shihja te Real Madridi, në futboll gjithçka është e mundur”.
“Salah është tipi i lojtarit që çdo klub në botë do të dëshironte ta kishte. Ai është i veçantë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në fushë”.
“Nuk është vetëm një lojtar i madh; ai është një fenomen i vërtetë i futbollit që bën diferencën kudo që luan”, ka shkruar Hierro.
Aktualisht është ende e paqartë se ku do ta vazhdojë karrierën sezonin e ardhshëm reprezentuesi egjiptian.
Superliga e Arabisë dhe MLS janë përmendur më herët si destinacione të mundshme për të./Telegrafi/


