Monday, April 27, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERibaj: Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund, kemi besim tek mbijetesa

Ribaj: Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund, kemi besim tek mbijetesa

Flamurtari mposhti Dinamon me rezultatin 3-1. Në kuadër të ndeshje së fituar, për llogari të javës së 33-të në Abissnet Superiore, pas sfidës ka folur dhe trajneri fitues, Andi Ribaj. 

“Si kjo ndeshje, edhe ajo me Egnatian, kemi bërë shumë të mira. Këto janë me ekipet e kreut, kemi bërë maksimumin. Këtu ka dalë më shumë loja në pah.

Në pjesën e parë ne kishim vendosur për sistem të tillë si me Egnatian. Siç kishim analizuar Dinamon, ekip shumë i mirë, ata bëjnë shumë rotacione në mesfushë. Bregu dhe Malomo futeshin nga brenda, dhe lart ngriheshin mbrojtësit e krahut. Ata donin të fitonin superioritetin numerik, siç erdhi dhe goli. Kishim paqartësi të madhe në atë pjesë. Për pjesën e dytë, e kthyem 3-5-2, normalisht se popullariteti më shumë në qendër. Ia dolëm. Sa për pjesën tjetër, që do ia dalim deri në fund për gjendjen, normalisht se djemtë po punojnë, gjendjen fizike e kanë të mirë. Shpresojmë se deri në fund të vazhdojmë me rezultate pozitive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments