Friday, May 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETrajneri i famshëm kritikon Joshua që zgjodhi duelin me shqiptarin Kristian Prenga

Trajneri i famshëm kritikon Joshua që zgjodhi duelin me shqiptarin Kristian Prenga

“Anthony Joshua gaboi që zgjodhi të zhvillojë një ndeshje “ngrohëse” para përballjes me Tyson Fury”.

Kështu ka deklaruar trajneri i famshëm Shane McGuigan.

Guigan që është një emër i madh në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar Joshuan se nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë shqiptarit Kristian Prenga.

Ai për “Sky Sports” iu rikujtoi të gjithëve se britaniku do të ketë vështirësi edhe në aspektin emocional, pasi tani nuk do të jetë pranë miqve, që ndërruan jetë në aksident muaj më parë.

“Kampet stërvitore janë vende të vetmuara. Boksi është lojë e vjetër e vështirë dhe nëse nuk të duhet për para dhe e bën për kënaqësi, mendoj se kënaqësia e sportit ndoshta nuk është pikërisht aty ku ishte dikur.

Mendoj se të duhen dhëmbët për t’u përballur në një sfidë të madhe dhe kjo do të kishte qenë gjithmonë një ndeshje kundër Tyson Furyt. Gjithashtu mendoj se ai është luftëtar me vetëbesim, prandaj i duhet ajo luftë shtesë paraprakisht”.

McGuigan, megjithatë ka reflektuar për situatën e Joshua.

“Do të kalojë nëpër një tjetër kamp stërvitjeje pa njerëzit që dikur ishin në kampin e tij. Do të jetë përvojë e tmerrshme. Nuk e njoh Anthony Joshuan personalisht, kështu që nuk e di se sa shumë e ka prekur.

Por mendoj se ka qenë një goditje e madhe për të emocionalisht dhe nuk është e lehtë të kalosh nëpër një kamp stërvitor pa miqtë e tu dhe të përfshihesh duke qenë dëshmitar i diçkaje kaq të tmerrshme. Për të ndryshuar atë përvojë duhet një ndeshje e madhe dhe kjo është me Furyn. Ta bësh këtë vetëm për të marrë një fitore, për të shkuar në një tjetër ndeshje të madhe, është shumë e lodhshme dhe mendoj se duhet të kapësh demin për brirësh”.

Përballja mes Joshuas dhe Prengës do të zhvillohet më 25 korrik në Arabinë Saudite.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments