Saturday, May 2, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERamaj, shqiptari me origjinë nga Malësia e Madhe që po shkëlqen tek...

Ramaj, shqiptari me origjinë nga Malësia e Madhe që po shkëlqen tek Atalanta

Gabriel Ramaj fitoi pak ditë më parë Kupën e Italisë me të rinjtë e Atalanta. Qendërmbrojtësi është edhe kapiten i bergamaskëve të cilët ia dolën të mundin në finale Juventus, duke marrë këtë trofe pas 23 vitesh. Në një intervistë për TV Klan, Ramaj thotë se shpreson që të kenë sukses edhe në kampionat.

“Nuk duam të ndalemi këtu. Kemi edhe 3 ndeshje në kampionat dhe pastaj play-off. Duam edhe kampionatin jo vetëm kupën e Italisë”, shprehet kapiteni i Atalanta U20, Gabriel Ramaj.

20-vjeçari po pret me padurim thirrjen e ekipit të parë të Atalanta që një ditë të jetë pjesë e Serie A.

“Unë jam në një nga ekipet më të mirë në Itali. Unë dua të luaj në Serie A, pasi është një nga kampionatet më të fortë në botë”, tha Ramaj.

Gabriel Ramaj është edhe pjesë e Kombëtares Shpresa. Ai uron që të bëjnë një paraqitje të mirë në finalet e Europianit U21 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Shqipëri dhe Serbi.

“Ishalla do të bëjmë një turne të mirë, me zemër. Do të luajmë në shtëpi me tifozët tanë pranë. Kemi besim se do të bëjmë mire”, shtoi Ramaj.

Gabriel Ramaj me origjinë nga Razma e Malësisë së Madhe e ka nisur futbollin te moshat e Parma për të kaluar tek Atalanta në 2020 që vlerësohet si një nga akademitë më të mira në botë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments