Monday, May 4, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDy ndeshje larg ngjitjes në Superligën ruse, Belajd Pusi shënon sërish në...

Dy ndeshje larg ngjitjes në Superligën ruse, Belajd Pusi shënon sërish në Rusi

Shkruar nga Endri ÇINARI

Belajdi Pusi vazhdon të shkëlqejë në futbollin rus, duke u kthyer sërish në protagonist për skuadrën e tij, Fakel Voronezh, në një moment vendimtar të sezonit në Ligën e Parë të Rusisë. Sulmuesi shkodran ishte vendimtar në fitoren 2-0 ndaj Yenisey Krasnoyarsk, një sukses me peshë të madhe në garën për ngjitjen në elitën e futbollit rus.

28-vjeçari nuk e nisi sfidën si titullar, por hyrja e tij në pjesën e dytë rezultoi vendimtare. Me një paraqitje të qetë dhe efikase, Pusi arriti të gjejë rrugën e rrjetës, duke realizuar golin e dytë dhe të sigurisë për ekipin e tij. Një goditje që jo vetëm vulosi fitoren, por edhe konfirmoi edhe një herë rolin e tij si lider në repartin ofensiv.

Ky triumf e ngjit Fakel në vendin e parë të renditjes me 64 pikë, në një fazë ku kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit. Ekipi është tashmë më pranë se kurrë objektivit madhor: rikthimit në elitën e futbollit rus, një arritje që do të mbante firmën e fortë të sulmuesit shqiptar.

Për Pusin, ky ishte goli i 16-të sezonal, një shifër që e vendos atë në krye të listës së golashënuesve të kampionatit. Forma e tij e shkëlqyer dhe vazhdimësia në performancë e kanë kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ligës, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm të tifozëve, por edhe të specialistëve të futbollit.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments