Pasditen e sotme, saktësisht në orën 15:00 në fushën e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë do të luhet finalja e titullit kampion të kategorisë së tretë në mes kampiones së grupit A- ekipit Vllaznia “B” dhe kampiones së grupit B, ekipit Albpetrol i Patosit.
Kuptohet që pritet të jetë një përballje interesante megjithatë shkodranët e drejtuar nga Brikeno Bizi janë përgatitur për ta sjellë titullin kampion në Shkodër. Një dëshirë të tillë pritet ta shfaqin nga minuta e parë në fushën e lojës përballë këtij kundërshtari.
Skuadra e krijuar në fillimin e këtij sezoni padyshim që i ka realizuar pritshmëritë duke siguruar ngjitjen një kategori më lart, megjithatë tashmë dëshiron edhe titullin kampion.
Kuptohet që ambiciet e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit janë për të shkuar më larg sesa ngjitja në kategorinë e dytë megjithatë planet do të bëhen në ditët në vijim. Sot e rëndësishme është fitorja e finales dhe sjellja e kupës si ekip kampion në Shkodër.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


