Saturday, May 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Vllaznia futsall mund edhe Flamurtarin rival dhe e mbyll fazën e...

VIDEO/ Vllaznia futsall mund edhe Flamurtarin rival dhe e mbyll fazën e dytë të kampionatit si kryesuese

Vllaznia futsall merr një tjetër fitore ndaj një tjetër rivali dhe e mbyll kampionatin e rregullt në vendin e parë të renditje, duke pritur tashmë për fazën finale. Mbrëmjen e sotme kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Alsid Tafili kanë triumfuar me rezultatin 5-4 ndaj Flamurtarit të Vlorës.

Në fakt ka qenë një takim me shumë të papritura dhe në fund ekipi shkodran ka qenë duke e rrezikuar fitoren, ndoshta ngaqë e mendoi atë të kryer para kohe. Por goli i Denis Çokaj një minutë para fundit risolli festën në kampin kuqeblu.

Ka qenë një përballje disi e çuditshme. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 në favor të Vllaznisë, me golat e Semir Gokajt dhe Joald Ivzikut. Edhe në fillimin e së dytën janë futbollistët e Vllaznisë që tregohen më të saktë duke shënuar edhe dy herë të tjera, sërish me Gokajn si dhe me Mateo Çardakun. Në shifrat 4-0 u duk se gjithçka mori fund, por llogaritë ishin bërë gabim.

Flamurtari përfitoi nga një neglizhencë e kuqebluve dhe si rrjedhojë shënuan katër gola njëri pas tjetrit me autorë Shibajn, Nelajn dy herë dhe Toskën. Në rezultatin 4-4 u duk se do të mbyllej këtu kjo përballje dhe dy ekipet do të merrnin nga një pikë, por nuk do të mendonte kështu Denis Çokaj.

Lojtari me përvojë i Vllaznisë do të shënonte golin e fitores një minutë para fundit duke i dhënë në këtë mënyrë fitoren 5-4 ekipit të tij. Një fitore me vlerë morali mbi të gjitha sepse shkodranët triumfuan ndaj një rivali direkt. Tashmë ata janë në pritje të fazës finale, ku do të mësojnë fillimisht emrin e kundërshtarit të gjysmëfinales. Pavarësisht kësaj, objektivi i tyre është një dhe i vetëm: Fitimi i titullit kampion edhe këtë sezon.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments