“Rrëmujë” e madhe në futbollin shqiptar. Përpos zhurmës së krijuar se kush do të ishte skuadra që do të kryesonte renditjen e Superiores, tashmë ka një tjetër dilemë që pret zgjidhje: Ajo se kush do të qëndrojë në kategorinë e parë. E gjitha kjo është krijuar pas rënies së Bylisit nga Superiorja në kategorinë e parë, ndërkohë që edhe Bylis B fitoi të drejtën të luante në këtë kategori.
Por rregullorja nuk e lejon që dy ekipet e të njëjtit klubi të mos luajnë në të njëjtën kategori. Si rrjedhojë Bylis B do të luajë sërish në të dytë, por problemi është se kush do ta zëvendësojë. Mospasja e një rregulloreje të qartë për këtë çështje, ka bërë që shumë prej ekipeve që ishin në play-out apo play-off, ta kërkojnë këtë të drejtë.
E pretendon Kukësi, e pretendon Butrinti dhe së fundi edhe KF Shiroka e cila u eliminua nga Sopoti në play-off vetëm përmes gjuajtjes së 11-metërshave. Klubi shkodran ka reaguar pasditen e sotme me një komunikatë për këtë çështje ku shkruan:
“NJOFTIM!
KF Shiroka është në pritje të verdiktit final dhe një sqarimi nga ana e Federatës Shqipëtare të Futbollit lidhur me plotësimin e vendit të lirë në Kategorinë e Parë.
Duke qenë se i gjithë sistemi i kampionatit është zhvilluar me formulën “Play-Off”, ndaj presim vendimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për ndeshjen “Play-Off” mes KF Shiroka dhe Butrintit.


