Atletiko Madrid luan nesër në transfertën e Osasunës dhe në prag të kësaj ndeshje, trajneri Diego Simeone ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp. Ai u ndal edhe te fakti që Barcelona fitoi titullin kampion të La Ligës.
Barcelona, kampione e La Ligës- “E kemi thënë gjatë gjithë sezonit, Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Ata fituan një titull të merituar lige, duke luajtur futboll të jashtëzakonshëm, njësoj si sezonin e kaluar, me forcë të jashtëzakonshme. Dje po e shikoja ndeshjen dhe e vetmja gjë që munda të thoja ishte: ‘E rrëzuam këtë skuadër dy herë, o Zot!’”
Përzgjedhja e ekipit të të rinjve– “Si gjithmonë, do të përpiqemi të fusim ekipin më të mirë të mundshëm për të fituar, dhe jam i sigurt se disa të rinj do të marrin pjesë, siç kanë bërë për shkak të lëndimeve. Shpresoj që ata të mund të vazhdojnë të përfitojnë nga kjo mundësi e mrekullueshme për të luajtur me ekipin e parë.”
Motivimi i lojtarëve- “Është si kur luan me miqtë e tu, dëshiron të fitosh. Ky është nxitja që të jep ky sport. Nuk mendoj se dikush luan pa dashur të fitojë, edhe nëse luan në një nivel amator, luan për të fituar dhe për t’u argëtuar.”
Mësime të nxjerra nga sezoni- “Kjo është një pyetje e mirë, por do të ishte më mirë t’i përgjigjesha një herë tjetër. Nuk do ta shpjegoj sepse ekspertët do të thoshin se janë thjesht justifikime për të mos fituar asgjë.”
Humbja e identitetit në dhomën e zhveshjes me largimin e Grizman- “Jo, këto janë cikle që ndryshojnë dhe që grupi duhet të kalojë. Dhe lojtarët që vijnë duhet të kenë personalitetin për të zënë një vend të rëndësishëm.”


