Monday, May 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPritjes 40-vjeçare i vjen fundi, fiton titullin në Danimarkë dhe luan direkt...

Pritjes 40-vjeçare i vjen fundi, fiton titullin në Danimarkë dhe luan direkt fazën e kampionatit në Champions

Skuadra e Aarhus ka shkruar historinë në futbollin danez, duke fituar titullin kampion pas plot 40 vitesh pritje. Fitorja 2-0 në transfertë ndaj Brondby-t vulosi matematikisht triumfin e madh të ekipit të drejtuar nga Jakob Poulsen.

Klubi bardhekaltër rikthehet kështu te titulli kampion për herë të parë që nga viti 1986, duke fituar trofeun e gjashtë në historinë e tij dhe duke i dhënë fund një pritjeje të gjatë për tifozët.

Aarhus dominoi sezonin pothuajse nga fillimi deri në fund. Ekipi e mbylli në vendin e parë si sezonin e rregullt, ashtu edhe fazën finale të kampionatit, duke rezistuar ndaj presionit të Midtjylland në javët e fundit.

Në sezonin e rregullt, Aarhus grumbulloi 50 pikë në 22 ndeshje, falë 15 fitoreve, 5 barazimeve dhe vetëm 2 humbjeve, duke treguar superioritet të qartë ndaj rivalëve. Forma e mirë vazhdoi edhe në “Championship Round”, ku skuadra ruajti kreun dhe e mbylli kampionatin me 64 pikë.

Pas Aarhus-it u renditën Midtjylland, Nordsjaelland, Viborg, Sonderjyske dhe Brondby.

Falë këtij triumfi historik, Aarhus siguron gjithashtu një vend direkt në edicionin e ardhshëm të UEFA Champions League, pa kaluar nga fazat play-off.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments