Në futbollin e moshave kuptohet që prioritet është përgatitja e elementeve sa më cilësorë të cilët më vonë do të jenë pjesë e ekipeve të para, por nga ana tjetër duke marrë pjesë në kampionatet kombëtare, kuptohet që ka edhee garë dhe si rrjedhojë secili ekip dëshiron të fitojë e të triumfojë.
Kështu, në kampionatin ELITË të grupmoshës U14 duket se ka një rivalitet të fortë për vendin e parë duket se janë 3-4 ekipe. Fundjavën që shkoi u zhvillua një ndeshje mes rivalësh, pikërisht ajo në mes Partizanit dhe Vllaznisë, luajtur në “Arena e Demave”.
Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ndriçim Shtubina kanë bërë një paraqitje shumë të mirë dhe si rrjedhojë kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0, me golat e shënuar nga futbollistët Enis Repaj, Sejdi Durraj dhe Rouen Dani.
Me këtë fitore Vllaznia U14 dhe Partizani janë barazuar me nga 15 pikë dhe ndajnë vendin e tretë dhe të katërt të renditjes, ndërkohë që përpara tyre janë Tirana dhe Elbasani me nga 18 pikë secila. Sa i takon titullit kampion, gara mbetet e hapur sepse janë edhe 7 ndeshje të tjera për t’u luajtur deri në fund të kampionatit.
Kuqeblutë kanë shanset e tyre për t’u shpallur kampion sepse dy prej tre ndeshjeve me rivalët e tyre do t’i luajnë në shtëpi kundër Elbasanit dhe Partizanit, ndërsa me Tiranën do të luajnë në transfertë. Në rradhët e Vllaznia U14 ka një grup lojtarësh cilësorë të cilët premtojnë shumë për të ardhmen dhe padyshim që ato do t’i tregojnë vlerat e tyre edhe në këto ndeshje ndaj kundërshtarëve të tyre direktë duke shpresuar deri në fund tek titulli kampion.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


