Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia U-15 e ka mbyllur sezonin me një rezultat pozitiv, duke triumfuar 1-3 në transfertë përballë Partizanit.
Skuadra kuqeblu, e drejtuar nga trajneri Valdano Nimani, zhvilloi një ndeshje të mirë, duke marrë tre pikët në sfidën e fundit të kampionatit. Shkodranët arritën të shënojnë tre herë me Krujën dhe Kjasin, i cili shënoi një dopietë, duke kontrolluar ritmin e lojës në pjesën më të madhe të takimit.
Ndërkohë, vendasit u përgjigjën vetëm me një gol. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Vllaznia arriti ta administrojë avantazhin deri në fund.
Me këtë fitore, Vllaznia U-15 e mbyll sezonin mes pesë ekipeve më të mira dhe më konkretisht në vendin e katërt në kuotën e 24-pikëve, duke konfirmuar paraqitje pozitive gjatë gjithë kampionatit.


