Tuesday, May 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESkënderbeu kërkon të rikthejë Mirel Josën

Skënderbeu kërkon të rikthejë Mirel Josën

Mirel Josa është kandidat për stolin e Skënderbeut. Pas sezonit që kaloi me Bylisin, vlerësimi është maksimal në kampin korçar që po mendojnë për pasuesin e Ernest Gjokës.

Dhe pse Gjoka akoma nuk është larguar zyrtarisht, palët duket se kanë ndarë rrugët pas sfidës së fundit me Laçin. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Josën, pas zhgënjimit ndaj Vorës.

Josa kujtohet në Korçë si trajneri që u bë pjesë e historisë me Skënderbeun, ndërsa mori pjesë për herë të parë në grupet e Ligës së Europës. Për të do të ishte rikthim pas 10 viteve.

62-vjeçari ishte kandidat edhe për trajnerin e vitit. Te Skënderbeu ndërkohë qarkullon edhe emri i Julian Ahmatajt. Kështu mbetet për t’u parë se cili prej trajnerëve do të përzgjidhet nga presidenca.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments