Wednesday, May 13, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLBASKETBOLL/ Besëlidhja nuk 'pyet' për Tiranën, e mund edhe në finalen e...

BASKETBOLL/ Besëlidhja nuk ‘pyet’ për Tiranën, e mund edhe në finalen e dytë. Titulli kampion një hap larg për lezhjanët

Besëlidhja nuk dëshiron t’ia dijë se kë ka përballë, por do me çdo kusht titullin kampion edhe këtë sezon dhe në fakt është vetëm një hap larg kësaj arritje. Lezhjanët mbrëmjen e sotme kanë fituar edhe finalen e dytë ndaj Tiranës dhe tashmë u duhet edhe një fitore e tretë për t’u kurorëzuar si kampione.

Ndeshja në mes dy finalisteve është luajtur në sallën sportive “Feti Borova” dhe është fituar nga Besëlidhja me shifrat 90-77. Duhet thënë se dy periodat e para janë shoqëruar me rivalitet dhe ekipet kanë shkuar në pushimin e ndeshjes me vetëm një pikë avantazh për lezhjanët.

Por perioda e tretë e fituar nga ata 20-9 do të vuloste edhe fitoren e skuadrës së drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali. Përfundimisht 2-0 për Besëlidhjen dhe asaj tashmë i duhet edhe një fitore në ndeshjen e tretë, atë që do të luhet pas tre ditësh, për të fituar të tretin titull kampion rradhazi.

Superliga-Meshkuj,finale play off

Nd.1, Besëlidhja – Tirana, 104-86 (1-0)

13 maj, Tirana – Besëlidhja, 77-90 (0-2)

16 maj, Besëlidhja – Tirana, 18:00

20 maj, Tirana – Besëlidhja, 18:00

23 maj, Besëlidhja – Tirana, 18:00

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments