Sunday, May 17, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESulmuesi shkodran Gabriel Kulla shënon edhe golin e 16-të në kampionatin PRIMAVERA...

Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla shënon edhe golin e 16-të në kampionatin PRIMAVERA në Itali

Sulmuesi Gabriel Kulla e mbyll me gol kampionatin PRIMAVERA në itali. 18 vjeçari i lindur në Shkodër ka treguar edhe njëherë tjetër aftësitë e tij duke shënuar sërish dhe duke u rikonfirmuar si një nga sulmuesi më të mirë të këtij kampionati.

Në ndeshjen e djeshme ndaj Frosinones, ai e ka dërguar topin në rrjetën e portës kundërshtare në minutën e 73-të me një gjuajtje tokazi nga jashtë zone, duke shënuar golin e vetëm për Sassuolon në humbjen 1-2 të saj në këtë takim.

Ky ishte goli i 16-të për lojtarin e kombëtares U19 të Shqipërisë në këtë kampionat të parë me grupmoshën Primavera, teksa ka dhënë edhe 8 asiste. Shifra këto që tregojnë më së miri edhe aftësitë e këtij lojtari që u shndërrua në një nga pikat më të forta të ekipit Sassuolo U20.

Padyshim që kemi të bëjmë me një futbollist që konsiderohet me shumë të ardhme dhe kuptohet që pritet të jetë një nga emrat më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare brenda pak vitesh.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments