Wednesday, May 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Ish- mbrojtësi i Partizanit rikthehet në Shqipëri, akord me skuadrën e...

MERKATO/ Ish- mbrojtësi i Partizanit rikthehet në Shqipëri, akord me skuadrën e Superiores

Ende pa u mbyllur sezoni aktual, disa prej skuadrave të Superiores kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri dhe madje kanë bërë realitet edhe lëvizjet e para. Egnatia është një nga skuadrat më aktive në këtë drejtim dhe duket se ka arritur akordin me një futbollist. Bëhet fjalë për Eneo Bitrin. Sipas “Panorama Sport” lojtari tashmë ka firmosur me kampionët në fuqi të vendit.

Partizani ishte po ashtu në garë për shërbimet e Bitrit, por në fund erdhi firma te rrogozhinasit. Dëshira e Egnatias për të arritur akordin me ish-kapitenin e “demave” u bë realitet.

29-vjeçari bëhet nga rikthimet e bujshme në elitën e futbollit shqiptar. Kujtojmë se ish-mbrojtësi i Kombëtares ishte për herë të fundit pjesë e Niregihazas në Hungari.

Më parë për Bitrin janë interesuar edhe klube të tjera nga Shqipëria si Tirana. Egnatia ndërkohë përforcohet në fazën difensive përpara sfidave në Europë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments