Monday, May 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKu ka humbur pllakati 'Vllaznia- Nderi i Kombit'?

Ku ka humbur pllakati ‘Vllaznia- Nderi i Kombit’?

Më 23 shkurt 2019, ish- Presidenti i Republikës Ilir Meta me nr.protokolli 100 i dha Shoqërisë “Vllaznia” dekoratën “Nderi i Kombit”. Një vlerësim mëse i merituar për klubin më të vjetër në historinë e sportit shqiptar.

Gjithçka ndodhi në rastin e festimeve të 100 vjetorit të Shoqërisë “Vllaznia” dhe pikërisht atë ditë, në sheshin para Bashkisë Shkodër u vendos edhe një pllakatë e posaçme e cila ka qëndruar për disa vite atje. Në fakt ka ekzistuar që atë ditë një pikëpyetje nëse ai pllakat duhej vendosur në atë vend apo jo.

Ndoshta mungesa e një godine historike të Shoqërisë Vllaznia, ka bërë që të mendohet vendosja para institucionit të pushtetit lokal. Një ide ka qenë vendosja para stadiumit apo dhe pallatit të sportit, por kuptohet që Shoqëria “Vllaznia” ka patur në përbërje të gjithë llojet e sporteve dhe kjo mund të krijonte keqkuptime nëse do të vihej në njërin apo tjetrin vend.

Por ajo që na bën përshtypje aktualisht është mungesa e këtij pllakati në ambientet para Bashkisë Shkodër. Ende nuk dihet se ku ka përfunduar, por e mira do të ishte gjetja dhe vendosja e tij në një vend të dukshëm sepse Vllaznia është jo vetëm një nga krenaritë e këtij qyteti, por edhe “Nderi i Kombit”.

Dhe ai nuk duhet të qëndrojë i fshehur në ndonjë magazinë, por t’i jepet vlera dhe rëndësia e duhur. Data 16 shkurt 1919 kur është themeluar Shoqëria “Vllaznia” duhet përjetësuar në memorien e të gjithëve sepse pikërisht në këtë datë e ka pikënisjen e tij sporti shqiptar.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments