Al Nassr është shpallur kampion i Ligës arabe, pasi ka mposhtur Damac në ndeshjen e fundit të kampionatit. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “King Saud University”, ndeshja përfundoi me rezultatin 4-1.
Sadio Mane “shtroi” rrugën drejt “festivalit” të golave në minutën e 34-të të pjesës së parë, përpara se Coman në fraksionin e së dytës të dyfishonte shifrat në 2-0. Sylla me 11-metërsh ngushtoi diferencat në të 58-tën minutë, përpara se gjithë vëmendjen ta “rrëmbente” Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi portugez shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 63-të, përpara se të kompletonte dopietën në të 81-tën, duke lënë gjurmë historike në fitoren që i sjell dhe titullin e tij të parë në këtë kampionat.
Al Nassr 4-1 Damac (Mane 34′, Coman 52′, Ronaldo 63′, 81’/ Sylla 58′)


