Saturday, May 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDe Laurentis refuzon ofertën e bujshme për shitjen e Napolit

De Laurentis refuzon ofertën e bujshme për shitjen e Napolit

Klubi i Napolit nuk është në shitje, cilado qoftë oferta që vjen për të. Këtë presidenti i napolitanëve, Aurelio De Laurentis e ka bërë të qartë me fjalë prej kohësh dhe së fundmi edhe më fakte.

“Corriere Dello Sport” bën të ditur se ai ka marrë një ofertë që në dukej ishte e parefuzueshme me një vlerë prej rreth 2 miliard eurosh. Një shifër shumë e lartë, ndjeshëm më e madhe se ajo me të cilën janë shitur klube si Interi e Milani në vitet e kaluara. Por De Laurentintis ka thënë “jo”, duke bërë të qartë se nuk mendon të largohet nga drejtimi i klubit që ka kthyer në lavdinë e dikurshme.

Oferta i është bërë nga Mat Rizeta, presidenti i Napoli Basket dhe i Kampobasos, një prej themeluesve të fondit amerikan Underdog Global Partners, që ka një portofol të gjerë menaxhimi asetesh sportive dhe ka lidhje me kompanitë e ndërtimeve ndërkombëtare.

Projekti i këtij grupi nuk kishte lidhje vetëm me futbollin por edhe me sportet e tjera, me investime në strukturat e ndryshme. Por refuzimi i De Laurentis, ka frenuar planin që kishin ideuar amerikanët por të gjithë zonën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments