Saturday, May 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREU shpall ‘Lojtari i ndeshjes’, Fernando: Fituam me meritë ndaj Vllaznisë

U shpall ‘Lojtari i ndeshjes’, Fernando: Fituam me meritë ndaj Vllaznisë

me

Braziliani i Egnatias, Fernando, u zgjodh lojtari i ndeshjes në triumfin 1 me 2 që rrogozhinasit regjistrua në “Air Albania” ndaj Vllaznisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për emisionin “Super Gol”, ai u shpreh:

“Jam shumë i lumtur. Për të gjithë ishte një ndeshje vendimtare e luftuar. Jemi në garë për titullin nëse fitojmë edhe ndeshjen e fundit. Jam shumë i lumtur edhe për titullin si lojtar i ndeshjes.

Tetova e meritonte këtë ndeshje, kemi luajtur edhe për të. Kjo fitore i dedikohet edhe Tetovës, ka fituar dy trofe, i jemi mirënjohës për punën që ka bërë në këto 3 vite.

Kjo skuadër meriton respekt, prej 3 vitesh dominon futbollin shqiptar. Sot kishim besim, futbollistët dhanë maksimumin për të marrë këtë fitore që na afron me titullin kampion”, deklaroi Fernando.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments