Tashmë është zyrtare, Naxhi Shensoi, nuk do të jetë më trajner i Laçit. Lajmi u konfirmua nga vet tekniku nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
Nën drejtimin e teknikut 67-vjeçar nga Prizreni, Laçi nuk njohu asnjë humbje në kampionat, duke regjistruar 19 fitore dhe 5 barazime, ecuri që bëri të mundur shpalljen kampion të skuadrës kurbinase.
Largimi i Shensojt mbyll një kapitull të rëndësishëm në historinë e klubit kurbinas, pasi ai do të mbahet mend si trajneri që riktheu Laçin te trofetë dhe krenaria.
POSTIMI I SHENSOIT:
Mirupafshim FC Laçi
Pas një suksesi të jashtëzakonshëm, ku e ngjita ekipin e Laçit në Superligën shqiptare si kampion i pamposhtur, kam vendosur të mos vazhdoj me ekipin edhe për sezonin e ri.
Uroj që ky vendim të jetë për të mirën e të dyja palëve.


