Tuesday, May 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia e rënduar psikologjikisht, por me besim për ta mbyllur sezonin me...

Vllaznia e rënduar psikologjikisht, por me besim për ta mbyllur sezonin me fitore

Vllaznia i është rikthyer sërish stërvitjeve dhe ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të sezonit, atë ndaj Elbasanit që do të zhvillohet ditën e dielë në stadiumin “Air Albania”.

Kuptohet që gjendja psikologjike e futbollistëve shkodranë nuk është ajo e duhura pas dy humbjeve të pësuara në sfidat e “Final 4” ndaj Dinamos dhe Egnatias, megjithatë stafi teknik është munduar të ngrejë moralin e tyre dhe duke u kërkuar t’i bëjnë një mbyllje me fitore këtij sezoni.

Kjo do të jetë një detyrë për këmbët e tyre dhe pastaj duke shpresuar për një mrekulli në ndeshjen Egnatia- Dinamo. Edhe presidenti Xhaferi u shpreh dje për Gazeta “SHKODRA SPORT” se pret një respektim të kampionatit nga të gjitha skuadrat deri në fund të tij.

Vllaznia i mbylli 36 javët e kampionatit të rregullt në vendin e parë dhe në pamje të parë duhet të jetë ajo kampionia e këtij sezoni, megjithatë është “Final 4” ajo që vendos gjithçka dhe për këtë arsye duhet tentuar deri në fund.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments