Kombëtarja shqiptare e atletikës është nisur mëngjesin e sotëm drejt Monakos për të marrë pjesë në “Games of the Small States of Europe”.
Në përbërje të tij janë edhe katër atletët e Vllaznisë, Franko Burraj, Leandro Çardaku, Muhamet Çangeli dhe Endri Rakaj të cilët shoqërohen edhe nga dy trajnerët shkodranë Bruno Rrotani dhe Dorjan Tafa.
Nga sa bëhet e ditur, forma sportive e atletëve duket shumë e mirë dhe shpresat janë të mëdha që sidomos Burraj dhe Çangeli të jenë në zonën e medaljeve, nisur nga rezultatet e arritura prej tyre në garat e fundit.
Megjithatë shpresohet që edhe dy atletët e tjerë të tregojnë vlerat e tyre më të mira dhe të jenë edhe ato në zonën e medaljeve. Garat në Monako do të zhvillohen ditën e shtunë.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


