Thursday, May 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE FUNDIT/ Sulmuesi me origjinë nga Shkodra Kevin Gjoka merr ftesën e...

E FUNDIT/ Sulmuesi me origjinë nga Shkodra Kevin Gjoka merr ftesën e kombëtares U19

Kombëtarja U19 e Shqipërisë do të luajë në ditët e para të qershorit dy ndeshje miqësore, fillimisht më datë 7 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe me datë 10 ndaj Bullgarisë. E para do të luhet në Elbasan, ndërsa e dyta në Sofia. Nga ana tjetër, lista e lojtarëve të kombëtares tonë ende nuk është zyrtarizuar nga ana e trajnerit Tafaj, megjithatë “zbulohet” emri i parë që ka marrë ftesën.

Bëhet fjalë për Kevin Gjoka. Ai luan në rolin e sulmuesit anësor dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Catanzaro U19 duke luajtur në Seria B. Ka qenë vetë lojtari dhe familjarët e tij që e kanë bërë të ditur marrjen e kësaj ftese për ndeshjet e ardhshme.

“Andrra e çdo fëmije shqiptari të vesh fanelën e kombëtares, falë punës së trajnerëve, Kevin Gjoka sot është pjesë e kombëtares shqiptare U19! Falemnders stafit të Federatës dhe Tefik Osmanit!”- shkruajnë ato.

Kevin Gjoka është i datëlindjes 23 prill 2008. Ka lindur në Itali por babai i tij është nga Zadrima dhe nëna nga Shkodra. E ka nisur futbollin që në vitin 2014, kur ishte vetëm 6 vjeç duke u angazhuar me ekipin e Saluzzo-s ku dhe banon me familjen e tij.

Pas 6 muajsh me këtë ekip, kalon tek Cuneo por gjatë vitit që luan për të, Juventus dërgon tre kërkesa për të marrë Kevin por drejtuesit e Cuneo nuk e lejojnë. Atëherë Juventus kontaktoi direkt me prindërit e këtij futbollisti dhe më 20 gusht 2016 kalon tek klubi i njohur torinez. Ka luajtur me të deri në vitin 2025 dhe më pas kaloi tek Catanzaro. Tashmë është edhe pjesë e kombëtares shqiptare dhe padyshim që kjo do ta motivojë edhe më shumë për karrierën e tij të mëtejshme.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments